# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Pirro Çako

Pirro Çako lindi në Tiranë në 19 Nentor 1965 një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano. Mjedisi artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirron.

Pirro kishte vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë për të prekur zemrat e mijëra njerëzve, ti bënte ata të gjenin në këtë muzikë një ngjarje apo episod të jetës. Njohuritë e para muzikore i merr në moshen 6-vjecare, duke ndjekur degën e pianos pranë shkollës “Kongresi i Përmetit”. Në moshën 9 vjeçare ndjek kursin e parë të kompozicionit që u hap në Pallatin e Pionerëve në Tiranë.

Pas një përgatitje dy vjecare me kompozitorin Aritistin e Popullit Çesk Zadeja për degën e kompozicionit dhe nga ana tjetër me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa në degën e dirigjimit, ju dha e drejta për të ndjekur Akademinë e Arteve në degën e dirigjimit, të cilën Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve të larta emërohet në Radio Tirana, ku për 5 vjet me rradhë punon si redaktor muzike në programin e dytë. Por ëndrra e tij ishte të shkruante muzikë, prandaj, duke përfituar edhe nga pozicioni i favorshëm ku punonte, fillon të shkruajë këngët e para në anketat muzikore të festivaleve për pionierë. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas hapi derisa në vitin ’88 Pirro Çako merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH dhe është fitues me këngën “E duam lumturinë”. Do të pasojnë me rradhë Fest ’89 me këngën “Jemi zemrat e çdo moshe”, si fitues i çmimit të dytë; Fest ’90 me këngën “Veç një herë jetojmë”, fituese e çmimit të tretë dhe Fest ’91 me këngën “Horoskop ’92”, gjithashtu fituese e çmimit të tretë.

Në qershor 2004 publikon albumin e tij të parë të titulluar “Herët a vonë”. Brenda tij gjenden 15 këngët më të mira që ka kompozuar e kënduar që nga pranvera e vitit 2000, por pjesa më e madhe e tyre dëgjohen për herë të parë nga publiku shqiptar. Në vitin 2005 fiton çmimin e tretë në festivalin e këngës magjike me këngën “Letër dashurie”. Veç kësaj juria e vlerësoi me çmimin “Çesk Zadeja” për kompozimin më të mirë. Një vit më vonë, në korrik 2006, Pirro Çako prezantohet në publik me një album krejstësisht të ri me titull “Mos më krahaso”. Në projektet e tij mbetet hapja e një studioje regjistrimi në Tiranë, ku përveç kompozimeve vetjake Pirro do të shkruajë këngë edhe për këngëtarë të rinj shqiptarë

NEWS

Ja cilat janë 10 këngët e listës që i shkojnë më shumë Janarit!

Viti 2023 që lamë pas ka qenë goxha surprizues dhe shumë i ngjeshur me projekte të reja muzikore. Dhe ja ku tashmë kemi hyrë në vitin e ri dhe përballemi me të tjera surpriza. Janari është konsideruar një muaj pa shumë prurje të reja muzikore dhe ja ku e vërtetojmë edhe...

Pirro Çako zbulon planet e reja për vitin 2024!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë...

Pirro Çako sjell projektin e dytë të trilogjisë së tij muzikore!

Kënga e fundit që Pirro Çako ka kënduar, ka qenë bashkëpunimi “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn. Por sërish, edhe pse nuk e shohim në koncerte, Pirro njoftoi para disa kohësh admiruesit e muzikës së tij se po rikthehet me “Triptik”. Tri këngët e “Triptik” do të jenë “Radio në qiell”, “Tjetër...

Një vështrim mbi karrierën e suksesshme të Pirro Çakos dhe rikthimin pas 4 vitesh në muzikë!

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti i mirënjohur Pirro Çako, i cili foli më shumë rreth karrierës së tij muzikore ndër vite dhe rikthimin me projektin titulluar “Shpirt”. Si e përshkruan Pirro këtë moment në jetën e tij profesionale? Pas katër vitesh kisha vetëm bashkëpunimin, nuk...

Pas debutimit në 2019 me Xhensilën, Pirro Çaku hyn i vetëm në “The Top List”!

Pirro Çako i është rikthyer muzikës pas pothuajse katër vitesh pas këngës së fundit, bashkëpunimit “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn. Që pas kësaj kënge të vitit 2019, Pirro ka ardhur me projektin e tij të parë pas kaq vitesh. Kantautori i mirënjohur, Pirro Çako do të publikojë së shpejti projektin...

Rikthehet pas 4 vitesh mungesë, Pirro Çako zbulon detajet e projektit “Triptik”!

Kantautori i mirënjohur, Pirro Çako, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur për projektin e tij më të ri, “Triptik”. “Shpirt” është kënga që riktheu atë pas 4 vitesh mungesë në tregun muzikor. Ai u shpreh se në fakt ka patur 5 këngë gati,...

Sekreti i Xhensilës mbyll "Top 15"

Një kombinim perfekt është konsideruar “Sekreti im” i Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako. Dy zërat e talentuar kanë bashkuar fuqitë dhe kanë sjellë një perlë muzikore, siç shumë fansa shprehen nëpër rrjetet sociale. “Një bashkëpunim për të cilin është investuar shumë dashuri dhe art“, kështu është shprehur Xhensila në një...