Pirro Çako i është rikthyer muzikës pas pothuajse katër vitesh pas këngës së fundit, bashkëpunimit “Sekreti im” me Xhensila Myrtezajn. Që pas kësaj kënge të vitit 2019, Pirro ka ardhur me projektin e tij të parë pas kaq vitesh.

Kantautori i mirënjohur, Pirro Çako do të publikojë së shpejti projektin e tij më të ri, “Triptik”. “Shpirt” është kënga që riktheu atë pas 4 vitesh mungesë në tregun muzikor.

“Triptik” do të përmbajë tri këngë, “Radio në qiell”, “Tjetër njeri” dhe “Shpirt”. Pikërisht kjo e fundit ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Ai është shprehur se në fakt ka patur 5 këngë gati, por vendosi që të publikojë 3 prej tyre pasi personifikojnë atë në këtë moment të jetës së tij. E deri në momentin që të mund të zbulojmë dhe dy këngët e tjera, le të shijojmë në maksimum “Shpirt”!