# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Enxhi Nasufi

Enxhi Nasufi është një këngëtare dhe moderatore shqiptare, e lindur në rrethin e Dibrës. Enxhi është zhvendsour në Tiranë që në moshë të vogël, ekzaktësisth 1-vjec.

Kur ishte vetëm 3-vjec, Enxhi kishte shumë dëshirë të kërcente dhe të këndonte dhe nisur nga kjo, kur ishte vetëm 6-vjec, ajo i është futur baletit. Më pas, kur ishte në shkollë, mësuesi i saj i muzikës ngulmoi se ajo ishte shumë e talentuar në këndim dhe kështu ajo ka nisur të regjistrojë në studion e djalit të tij, i cili ishte kompozitor.

Enxhi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku ka fituar dy cmimet e para në festivalin më të rëndësishëm për fëmijë, “Festivali i Këngës për Fëmijë në Shkodër”.

Kur ishte 11- vjec, ajo është angazhuar me “Kripemjaltezat”, në këndim dhe aktrim, ku ka fituar dhe cmimin e parë “Ylli Planetit”, realizuar nga Sirea Film dhe Digitalb.

Në moshën 15-vjecare, pjesëmarrëse në “The Voice of Albania” ndërsa tre vite më vonë, pjesëmarrëse në X Factor Albania”, ku është renditur e 4-ta.

Enxhi është gjithashtu pjesëmarrëse në “Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar”, ku ka dalë në vendin e 5-të. Enxhin e kemi parë edhe në rolin e moderatores në emisionin “Ora e Tiranës” në ekranin e Top Channel për dy sezone. Në vitin 2022 ajo gjithashtu u angazhua në prezantimin e Festivalit të 60-të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë.

NEWS

"Kam hyrë në studio për të punuar, do ta rigjej veten edhe te muzika"/Enxhi Nasufi së shpejti me projekte të reja!

Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar moderatorja shumë e dashur për publikun dhe jo vetëm, Enxhi Nasufi. Enxhi pas eksperiencës në “DWTS” nga ku doli dhe triumfatore ka nisur një tjetër eksperiencë, atë të moderimit të “BBV Fan Club”. Si nisi e gjithë gjëja për Enxhin? Kur m’u propozua isha shumë...

Pas eksperiencës në DWTS, Enxhi Nasufi zbulon detaje se do t’i përkushtohet muzikës!

Të ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pardon My French” ditën e sotme kanë qenë çifti fitues i edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Të dy kanë zbuluar më shumë detaje nga eksperienca e tyre në spektaklin e kërcimit dhe jo vetëm kaq. Si...

Enxhi Nasufi shpallet fituesja e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”!

Mes emocionesh të pabesueshme, lotësh dhe një pune të palodhur prej javësh tashmë, Enxhi Nasufi dhe partneri i saj, Silvesteri janë shpallur fituesit e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars” në Top Channel. Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro. Ajo arriti të...

Enxhi Nasufi flet për rrugëtimin e saj në DWTS dhe jep detaje të pathëna nga jeta e saj personale!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi. Ajo është dhe një ndër konkurrentet në gjysmëfinale të “Dancing With The Stars’. Enxhi na ka folur më shumë për eksperiencën e saj dhe jo vetëm… Të vjen keq që nuk u zgjodhe ti finalistja e parë,...

"Dedikuar fëmijërisë së humbur"/Këngëtarja Enxhi Nasufi vjen me rrëfimin prekës në DWTS!

Në një performancë dedikuar fëmijërisë së humbur, Enxhi dhe Silvester performuan me një Foxtrot, ku arritën të rrëmbenin për herë të parë në Dancing With the Stars 40 pikë. Enxhi rrëfeu se performancën ia dedikoi fëmijërisë së vështirë, për shkak të situatës së prindërve të saj të divorcuar, ngjarje e...

Këngëtare, moderatore, tani dhe kërcimtare! Enxhi Nasufi në “Dancing With The Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të...

Enxhi Nasufi rrëfen, më mirë këngëtare apo moderatore?!

E ftuar në “Lancio” në Top Albania Radio, teksa ka folur më shumë për karrierën e saj si në muzikë ashtu edhe në televizion, ka qenë Enxhi Nasufi. Enxhi ka publikuar së fundmi dhe këngën e saj “Lullaby” që për këtë javë renditet në vend të 96-të të klasifikimit të...

Enxhi Nasufi na zbulon më shumë mbi projektin e saj të ri “Lullaby”!

E ftuar së fundmi në “Wake Up” në Top Channel ka qenë këngëtarja e njohur Enxhi Nasufi. Së fundmi Enxhi ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Lullaby”, ose ndryshe ninullë. Ajo na ka zbuluar më shumë se si lindi ky projekt dhe pse pikërisht ‘ninullë’. Lidhur me...

Këngët që kanë ndryshuar më shumë pozicione këtë javë!

Kjo java thuajse po kthen në normalitet gjendjen që prej muajsh kishte pushtuar muzikën dhe cdo aspekt tjetër të jetës. Artistët kanë filluar të publikojnë muzikë të re ndërsa publiku jo vetëm që vazhdon t’i votojë por gjithashtu ka filluar tashmë ta shijojë muzikën nëpër lokale të ndryshme, duke qënë...

Dy hitet që ju shtuan listës javës që kaloi, “Pendimi” dhe “100”, këngët me më shumë ngjitje këtë javë…

Pavarësisht faktit se hyrjet e reja kanë qënë shumë të pakta këtë muaj, sërish javën e kaluar nuk kanë munguar. Të dyja këngët që i janë shtuar klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, kanë marrë vlerësime maksimale nga ana e publikut. “Pendimi” e Enxhi Nasufi...

I vetmi ndryshim në "Top 5" është hyrja e "Pendimi", kënga me më shumë ngjitje këtë javë

Kjo javë ka ardhur kryesisht e qetë sa i përket pozicionimit të këngëve por ka edhe nga ata fansa që me fanatizëm vazhdojnë të mbështesin artistët e tyre të preferuar. “Top 5” ka mbetur thuajse i njëjtë me javën e kaluar, i vetmi ndryshim është hyrja e bashkëpunimit të Enxhi...