menu

Capital T

#Bio

Capital T është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Trim Ademi i njohur si Capital-T kreu shkollën e mesme pranë Gjimnazit “Sami Frashëri“ në Prishtinë. Dashuria për muzikën i lindi në kohë e adoleshencës. Frymëzimin për t’ju futur rrugës së muzikës, duket se Capital T e ka marë nga daja i tij,  i njohur me emrin e artit 2po2, me të cilin edhe e ka pasur bashkëpunimin e tij të parë si këngëtar profesionist. Si një nga këngëtarët më të njohur të skenës së muzikës shqiptare dhe njëkohësisht një nga reperët më prodhues të saj, Capital-T mund të themi që nuk ka lënë vit e as muaj pa sjellë ndonjë këngë apo klip të ri.