# A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z

Boocky DJ

Boocky Dj, emri i vërtetë i të cilit është Endri, është padyshim një ndër Dj më të pëlqyer dhe të kërkuar në klubet e natës në Shqipëri për më tepër se 15 vjet. Eshtë thuajse e pamundur të mos e keni dëgjuar të paktën një herë miksimin e Boocky Dj në lokalet më të njohura në vend.

Gjatë viteve si DJ, ai ka luajtur përkrah dj-ve të njohur si Axwell, Fedde Le Grand, Roger Sanchez, Tujamo, Sunnery James & Ryan Marciano.

Përvec profesionit si Dj, ai është i angazhuar me kohë të plotë në studion e tij si kompozitor dhe producent. Ai ka bashkëpunuar me disa artistë të njohur shqiptar si Alban Skënderaj, Mc Kresha, Lyrical Son, Elhaida Dani, Enxhi Nasufi, Klint Collaku etj.

Disa nga këngët që mbajnë firmën e tij si producent janë: Dj Olti, Alban Skenderaj & Lyrical Son – ’93, Enxhi Nasufi & Boocky Dj – Ti, Alban Skenderaj ft. MC Kresha – Ping Pong, Boocky ft. Klint Collaku – Per Ty dhe shumë të tjera.

Boocky është bërë pjesë e “The Top List” për herë të parë këtë javë falë bashkëpunimit të tij me Enxhi Nasufin, “Pendimi”.

NEWS

Ja ngjitjet më të bujshme të javës...

Klasifikimi i “Top Awards” vijon të sjellë ndryshime nga java në javë, pavarësisht se për tre javë rresht kreu mbetet i njëjtë. Capital T nuk është mposhtur as edhe këtë javë pasi falë mbështetjes së publikut, “Diego” mban kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ndërkohë...

Ja cilat janë këngët që janë ngjitur më shumë këtë javë

Ndërkohë që kreu i listës nuk ka pësuar shumë ndryshime, shumë këngë të tjera të listës janë votuar më shumë nga publiku shqiptar, duke u ngjitur sa më në majë të listës. Kënga që është votuar më shumë këtë javë është bashkëpunimi i Boocky Dj dhe Art Abazi, “Ndoshta ke...

Kush është ngjitur më shumë këtë javë?

Kjo javë është hasur me ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të këngëve. Publiku ka vijuar të mbështesë me shumë fanatizëm artistët e tyre të preferuar, duke i ngritur sa me më shumë pozicione në listë. Projekti që është votuar më shumë për këtë javë është bashkëpunimi i Stresi...

Kreu ndryshon shumë pak!

Muaji janar është mbyllur i qetë sa i përket ndryshimeve në pozicionim të këngëve të “The Top List”. Vendi i parë dhe i dytë vijon të mbetet i njëjtë si edhe javën e kaluar duke mos pësuar asnjë ndryshim ndër në vendin e tretë ka arritur të futet Sardi me...

Ndryshon kreu, ja çfarë gjeni në "Top 5" këtë javë

Klasifikimi i “Top Awards” ka ardhur me ndryshime të mëdha këtë javë sa i përket kreut por jo vetëm. Ndryshe nga një javë më parë, kur vendin e parë e mbante “Phantom” e Butrint Imerit, këtë javë është “remake” i Elio Deejay i këngës “Nale”, kënduar nga Adriano, kënga që...

Në pritje të albumit të Art Abazit...

Ai është një ndër artistët më modest të industrisë muzikore shqiptare. Po flasim për Art Abazin, artisti i cili prodhon muzikë të bukur, të thjeshtë dhe plot dashuri. Pavarësisht se nuk është renditur ndonjëherë në pozicionet më të rëndësishmë të klasifikimeve muzikore, muzika e tij duket se dëgjohet në heshtje,...

Këngët që kanë ndryshuar më shumë pozicione këtë javë!

Kjo java thuajse po kthen në normalitet gjendjen që prej muajsh kishte pushtuar muzikën dhe cdo aspekt tjetër të jetës. Artistët kanë filluar të publikojnë muzikë të re ndërsa publiku jo vetëm që vazhdon t’i votojë por gjithashtu ka filluar tashmë ta shijojë muzikën nëpër lokale të ndryshme, duke qënë...

I vetmi ndryshim në "Top 5" është hyrja e "Pendimi", kënga me më shumë ngjitje këtë javë

Kjo javë ka ardhur kryesisht e qetë sa i përket pozicionimit të këngëve por ka edhe nga ata fansa që me fanatizëm vazhdojnë të mbështesin artistët e tyre të preferuar. “Top 5” ka mbetur thuajse i njëjtë me javën e kaluar, i vetmi ndryshim është hyrja e bashkëpunimit të Enxhi...

Njihuni me Boocky DJ

Boocky Dj, emri i vërtetë i të cilit është Endri, është padyshim një ndër Dj më të pëlqyer dhe të kërkuar në klubet e natës në Shqipëri për më tepër se 15 vjet. Eshtë thuajse e pamundur të mos e keni dëgjuar të paktën një herë miksimin e Boocky Dj...