Ai është një këngëtar majft i njohur tashmë, këngët e të cilit thuajse të gjitha bëhen pjesë e klasifikimit të “Top Awards”. Vetëm pak ditë më parë, Anxhelo Koçi ka bërë publike prurjen e tij më të re muzikore të titulluar “Ma Fiancée”.

I dalluar për një stil të vecantë në këndim, Anxhelo ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar me këtë këngë, duke marrë projekte mjaft pozitive në rrjetet sociale.

Sugjerimet e publikut kanë bërë që kjo këngë të bëhet mënjëherë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.

Falë hyrjes së këtij projekti muzikor, Anxhelo e çon në tre numrin e këngëve me të cilat gjendet në listë, duke u krahasuar kështu me artistin e njohur, Alban Skenderaj, i cili po ashtu gjendet në klasifikim me tre këngë.

I kontaktuar nga Top Awards lidhur me këtë sukses, Anxhelo është shprehur: “Për mua është kënaqësi që pothuajse çdo këngë e imja po bëhet pjesë e “The Top List” por pritshmëritë e mia nuk përfundojnë këtu, kam akoma për t’i dhuruar publikut dhe mbi të gjitha fansave të mi. Gjithashtu edhe “Top Listës” së “Top Awards” sepse shumë shpejt do të vi me disa këngë të reja, ku mes tyre do të ketë dhe bashkëpunime”.

I ngacmuar për marrëdhënien me Stresin, nëse vazhdon të jetë ajo e mëparëshmja apo ka patur ndonjë zënkë mes tyre, Anxhelo ka thënë: “Përkundrazi me Stresin vazhdojmë të mbetemi miq dhe koleg, nuk mund ta mohoj faktin që Stresi ka qënë një nga artistët e parë që më ka dhënë suportin maksimal dhe bashkpunimet e mia më të kanë qënë të suksesshme dhe ky është një fakt. Gjithashtu kemi menduar që të bashkëpunojmë përsëri, se kur ende nuk e kemi vendosur por që do të ketë dhe një bashkëpunim tjetër mes nesh, kjo është e sigurt”.