“Kalle Llamen” është kënga e parë e albumit të ardhshëm të Andrrës, “Palinë”. E publikuar në fillim të muajit janar, kjo këngë ka mundur të marrë kreun e klasifikimit falë stilit të veçantë në muzikë dhe historisë që kjo këngë mbart.

“Kalle Llamen” tregon historinë e një vajze 14-vjeçare, e cila është martuar nga prindërit e saj, një histori që shumë femra e kanë përjetuar martesën që në fëmijëri.

Kjo javë ka sjellë një lumë ndryshimesh sa i përket uljeve dhe ngritjeve. Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Per pak drite” e grupit Familia Ideale me +46 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është Kanita me “Don’t Let Me Go” me -17 pozicione.

Sa i përket projekteve të reja muzikore ato janë vetëm dy, D Real me “Dikur” dhe Andrra me “Kalle Llamen”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 56-ë e “The Top List”, Top Awards:

  1. Andrra – Kalle Llamen
  2. Stanaj – Romantic
  3. 2po2 – ft. Unikkatil – Kryt Nalt
  4. Familia Ideale – Per Pak drite
  5. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
  6. Majk – Fund
  7. Alban Skenderaj – Stoli I Trendafilave
  8. Janex ft. Dabo – Wannabe
  9. Stanaj – Ain’t love strange
  10. Paradox – Back to her
  11. Ledri Vula – A jena mire
  12. Besa ft. Flori – 1 2 3
  13. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  14. Era Istrefi – Bonbon
  15. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  16. Gjiko – Je shku (-4) (8)
  17. Vlashent Sata – Erdhi Dita
  18. Xuxi – Seven Days
  19. Bojken Lako – Sekret
  20. Majk – Kcen
  21. Getinjo ft. Kida – Ku je
  22. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
  23. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
  24. Edona Vatoci – Miremengjes
  25. Butrint Imeri – E jona
  26. Dhurata Dora – Vec Ty
  27. Gillespie – Aq me ben
  28. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  29. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  30. Ledri Vula – Kings
  31. Capital T feat Dhurata Dora – Bongo
  32. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
  33. Getinjo ft. Nikka – Njeri
  34. 2po2 ft. Capital T – Kujt pi kallxon
  35. Elvana Gjata – Njesoj
  36. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  37. Kanita – Don’t let me go
  38. Xhensila – High Love
  39. Bruno – Ajo
  40. Alban skenderaj – Duart Lart
  41. Alban Skenderaj – Engjell
  42. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
  43. Evi Reci – In my room
  44. Samanta – Si Ai
  45. Ylli Limani – Pritem se po vi
  46. Young Zerka – Harem
  47. Tuna – Bermuda
  48. Dafina ft. Rinor – Bottles up
  49. NRG Band – Mos ma le fajin
  50. D Real – Dikur