Elai është një artsit i ri mjaft i njohur për tregun shqiptar dhe hitet e tij janë bërë goxha të njohura në platforma të ndryshme sociale, kryesisht në Tik Tok. Kënga e tij e fundit mban titullin “Joti”, ku artisti e solli në ditën e të dashuruarve.

Ndryshe nga stili i tij, kjo këngë erdhi mjaft melankolike dhe me emocione. Nuk dihet nëse është një dedikim apo jo, por dihet se Elai ka rrëmbyer mjaft zemra me publikimin e tij të fundit.

Elai sigurohet që gjithnjë të sjellë projekte interesante dhe që arrijnë të bëjnë goxha bujë duke krijuar një impakt të madh tek publiku. “Joti” vjen pas projektit të tij “Truni terr” disa muaj më parë.

E duket se ky rikthim i Elait ishte fiks ajo që duhej. “Joti” solli artistin në një frymë ndryshe, të cilën po e pëlqejmë goxha. Projekti i tij renditet në vend të 43-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.