Prej 3 javësh rresht, “High Love” ka mundur të kryesojë klasifikimin e “The Top List” por duket se publiku shqiptar ende nuk është mërzitur me prurjen më të fundit të Xhensilës, duke e kthyer atë sërish në vendin e parë.

E publikuar rreth 2 muaj më parë, “High Love” ka marrë këtë javë fronin e klasifikimit të 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke mposhtur kështu “Jena Na”, një këngë që për 4 javë pushtoi vendin e parë të Top Listës.

Kjo javë ka qënë e “qetë” sa i përket prurjeve të reja, pasi vetëm një i tillë është futur në listë dhe bëhet fjalë për Pre Menstural Syndrome – “Sugar”, këngë e cila ka lënë jashtë Nora Istrefin me “Majëm”.

Ndërkohë si këngët që janë ngjitur me më shumë pozicione janë “Njësoj” e Elvana Gjatës dhe “My Girl” e Adrian Gaxhës dhe Franques ndërsa ajo që ka humbur më shumë pozicione është Butrint Imeri me “E jona”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 41-të e “The Top List”, Top Awards:

  1. Xhensila – High Love
  2. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
  3. Majk – Kcen
  4. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
  5. Elvana Gjata – Njesoj
  6. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
  7. Alban Skenderaj – Engjell
  8. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
  9. Butrint Imeri – E jona
  10. Getinjo ft. Kida – Ku je
  11. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
  12. Alban Skenderaj – Duart Lart
  13. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
  14. Lyrical Son – I re pishmon
  15. Adrian Gaxha ft. Franques – My Girl
  16. Dj Aldo ft. Melloquence – Hands up
  17. Keisi – Sa larg (-2) (2)
  18. Mc Kresha ft. Lyrical Son – Spo ma nin
  19. Mimoza H – The Wild Woman
  20. Pre Menstrual Syndrome – Sugar