Një projekt që bëri mjaftueshëm bujë që para se të publikohej, i bashkohet listës së kësaj jave në “The Top List”. Po flasim pikërisht për bashkëpunimin mes Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula.

“Ma kthe” mban titullin kënga e tyre më e re, që është një nga hyrjet e reja në listë. Një këngë ritmike dhe plot emocion, ku nostalgjia dhe dëshira për rikthim ndihen fuqishëm.

“Ma Kthe” sjell një përzierje të ndjenjës, nostalgjisë dhe ritmit modern, që e bën menjëherë tërheqëse për publikun. Me tekst prekës dhe një melodi që rrëmben emocionet, kënga trajton temën e një dashurie të humbur dhe dëshirën për ta rikthyer atë që dikur kishte kuptim të thellë.

Një projekt me një tekst ku shumë prej nesh mund të gjejnë copëza nga vetja dhe të kthehen me nostalgji nëpër kujtime. Bashkëpunimi mban vendin e gjashtë për këtë javë.