Të ftuar së fundmi në “Pardon My French” në Top Albania Radio ishin Landi dhe Miri të njohur ndryshe si grupi shumë i dashur West Side Family. Dyshja dha një intervistë speciale, ku folën për jetën personale dhe atë profesionale. Një pjesë shumë e rëndësishme e intervistës ndërkohë, ishte teksa u fol për të ndjerin Dr. Florin.

“Komshia” është starti pa Florin, pavarësisht se ai është atje me frymën, por është pa zërin e tij. Ka shkuar mirë, jashtë parashikimeve tona.

Por a e mendon dyshja idenë e një anëtari të ri në grup, apo dëshirojnë të mbesin vetëm ata të dy?

Ne jemi themeluar tre, ai ka qenë rregulli i artë që ne kemi funksionuar në perfeksion. Nuk e zëvëndëson askush Dr. Florin. Në skenë është e vështirë të bëhemi tre, por bashkëpunime mund të kemi. Kemi diskutuar disa. Por duam që të jetë një fabulë, që gjëja të vijë organike.

Më tej, dyshja foli për suksesin e tyre në gjithë këto vite, duke theksuar çfarë ishte pikërisht çelësi i këtij suksesi.

Në West Side Family kemi patur talentin, pasionin, punën e paçmuar, gjithëpërfshirjen. Këto elemente kanë sjellë zhvillimin e vazhdueshëm. Ka 25 vite që mendonim të punonim në këtë lloj dimensioni.

Landi dhe Miri na zbuluan arsyen se përse nuk janë më aq aktivë në muzikë nga sa kanë qenë dikur.

Tani është më e rrallë gjëja. Pandemia ka ndikuar më shumë, por kryesorja ka qenë ikja e Dr. Florit që ka ndikuar. Ai ishte truri dhe shpirti i West Side Family.

Pse grupi i West Side që në fillimet e tyre ishin shumë të pëlqyer dhe a vazhdojnë që të punojnë me të njëjtën ‘frymë’ edhe pas largimit nga jeta të të ndjerit Dr. Flori?

Që nga fillimi i kohëve, West Side ka menduar si ta promovojë kulturën, të godasë fenomenin dhe ja kemi dalë më së miri ta bëjmë këtë. Kur e sheh që njerëzit kënaqen me ty, sheh horizonte të reja dhe sheh akoma më shumë gjëra për të bërë. Kështu e sjellim më mirë kujtimin e Dr. Florit.

Si u krijua grupi West Side Family, ku Miri na tregoi se në fakt Landi u bë pjesë e grupit të tyre më vonë.

Fillimi ka qenë hip-hop amerikan. Ne jemi përshtatur gjithmonë me kohën duke qenë se Landin e kisha në bankë ngjitur dhe në pushimet e gjata këndonte këngë, e kishte zërin e mirë, i thashë Florit ‘a ta marrim këtë talentin’ dhe ky ka qenë propozimi që i kemi bërë Landit. E filluam me hip-hop, pastaj me folk, pastaj pak pop. Kjo ishte ideja që nuk do vinte publiku te ty do shkosh ti te publiku. Ja kemi gjetur telat si fëmijëve, si zemrave të plagosura, si moshës së tretë.

Teksa “Mesazhi”, padyshim një hit i pavdekshëm Landi dhe Miri na treguan se në fakt e gjithë kënga nisi nga një histori personale e tyre.

Bëhen 20 vite këngë sivjet. Kënga u frymëzua nga një histori dashurie e imja e kohës dhe Dr. Flori që e pa si histori nga jashtë bëri një perlë me të. Ai frymëzohej nga realiteti që kishim në atë këngë.