Kjo javë ka sjellë një larmishmëri rrymash në klasifikimin e “The Top List”. Ndër to, baladat mbeten të preferuarat tona.
Kjo dhe për faktin që i shkojnë kaq mirë kësaj stine, sa melankolike e paksa të zymtë. Dhe këto balada të kësaj jave vijnë pikërisht nga Vanesa Sono dhe Wendi Mancaku.
Wendi ka publikuar këngën e saj më të fundit që mban titullin “Jap jetën”. Një këngë kaq e ndjerë dhe plot emocione, që me zërin e Wendit vjen e interpretuar në mënyrë të përkryer.
Nga ana tjetër kemi Vanesa Sonon. Që kur solli këngën e parë në listë, “Aroma jonë”, e parandjemë që kjo vajzë do të na emociononte me çdo projekt.
Dhe ja sjell “Të huaj”, një këngë me shumë dhimbje por dhe me shumë dashuri brenda. Ky projekt i Vanesës renditet në vend të 99-të të listës, ndërsa “Jap jetën” pozicionohet në vend të 64-të.