Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.
Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektin e tij të ri muzikor, i cili tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet “Përshëndetje Hejter” e ky projekt duket si një ‘thumb’ për të gjithë ata që ‘e urrejnë’ artistin.
Ledri Vula ka sjellë projektin e parë solo pas rreth 4 muajsh që kur solli ”Robot”, totalisht duke repuar dhe fansat e kanë cilësuar si një rikthim të “Ledrit të Vjetër”. ”Përshëndetje Hejter” e ka pozicionuar artistin në vend të katërt për këtë javë.