Prej më shumë se 8 vitesh, Vivian Biagoni e ka bërë muzikën bashkëudhëtare të jetës së saj. Ajo ka marrë pjesë në disa aktivitete muzikore në Itali, si dhe ka patur një eksperiencë edhe si aktore në filma. Vivian ka studiuar piano, por kjo nuk është gjithçka që i pëlqen. Ajo është një fanse e futbollit dhe i pëlqen shumë shkenca e mjekësisë. Megjithatë ëndrra e saj më e madhe është të bëhet këngëtare e famshme.
Nga viti 2013 e deri më sot, ajo ka marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore të Bashkisë Tiranë. Në vitin 2016, ajo pati një rol në filmin “Elvis Walks Home”. Në shtator të 2017, Vivian Biagioni merr pjesë në Junior Eurovision Song Contest me këngën “Si Në Përrallë”. Në po të njëjtin vit, ajo ishe finaliste në ‘Voice for Music Italia’ në Romë, si dhe në ‘Sanremo Junior Italia’. Një vit më vonë, së bashku me Marko Strazimirin, publikojnë “Jemi Një”, në bashkëpunim me Marlin & Martil. Po në vitin 2018, Vivian Biagioni merr pjesë në ‘Voice Kids Albania’.
Në vitin 2018, ajo ishte po ashtu finaliste në ‘Area Sanremo Tour Italia’. Në vitin 2019, Vivian shpallet fituese e ‘Toir Music Fest’ në Zvicër. Këtë vit ajo renditet në vend të tretë në finalen europiane të TMF në Romë. Në 2021 Vivian merr pjesë në një tjetër film, “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”. Në 2022, ajo ishte pjesëmarrëse në festivalin “Tirana Youth Performfest”. Në 2023, Vivian merr pjesë në koncerton e Krishtlindjeve në qendër të Tiranës. Më datë 6 qershor 2024, Vivian Biagioni publikon “As Unë, As Ti”, që e sjell atë për herë të parë në “The Top List”.