Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po bëhen prindër për herë të parë. Historia e bukur e dashurisë në “Big Brother VIP” u kurorëzua me frytin e ndjenjës së tyre.

Nëpërmjet një kënge të titulluar “Frymë”, Luizi konfirmoi lajmin e ëmbël për të gjithë ndjekësit. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por “Frymë” e pozicionoi Luizin menjëherë në vend të parë të “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

Ky projekt nuk është kënga e parë e Luizit që qëndron në krye të klasifikimit të javës. Deri më tani, nga 48 javë që kanë kaluar, artisti ka qenë në vend të parë për plot 35 javë.

Nëse flasim me përqindje, Luizi ka kryesuar me 73% në javët e 2023 deri tani. E duke u nisur nga suksesi i tij dhe dashuria e publikut, mendojmë që ai nuk do të ndalet me kaq…