Ka kaluar shumë kohë që nga projekti i fundit i Vesa Lumës por këngëtarja e dashur e publikut shqiptar ka bërë një rikthim të fuqishëm dhe kësaj radhe përmes një bashkëpunimi.

“Spaska qene e shkrume” mban titullin ky projekt muzikor, i cili është një bashkëpunim mes Denik Prizreni dhe Vesa Lumës.

Po si lindi ky bashkëpunim?

Në një intervistë të dhënë për “Wake Up” në Top Channel, Vesa ka shpjeguar se ishte Deniku ai që ia bërë këtë ftesë, me të cilin njihet shumë kohë më parë, që nga shkolla e muzikës.

Pavarësisht se nuk ishte gati për këtë rikthim, Vesa ka pranuar propozimin e Denikut, pasi zërin e tij e do shumë dhe ishte e sigurt që do dilte diçka e bukur. Në fakt Deniku, i cili me profesion është bariton, është një zë tepër i pëlqyer për të gjithë publikun dhe fitues i disa çmimeve ndërkombëtare.

Vesa dhe Deniku ka dashur që fabula e kësaj kënge të mbetet në mendjen e njerëzve dhe kush më mirë se Big Basta mund ta bënte këtë gjë, i cili ka shkruar me shumë kujdes tekstin.

Të ftuar në studio, dyshja ka treguar gjithashtu edhe për prapaskenat e klipit, të cilat duken se nuk paskan qënë dhe aq të lehta.

Vesa ka prerë gishtin, kemi vuajtur të gjejmë një karrigë për pianon, kemi qeshur por kemi kaluar edhe momente të lodhshme.”, tregon Deniku.

Vesa ka folur gjithashtu edhe për jetesën e saj në Zelandën e Re, për të cilën është shprehur se është një eksperiencë e bukur pasi si ajo edhe Big Basta nuk pëlqejnë shumë rutinën.

Këngëtarja ka treguar gjithashtu se momentalisht po punon për projekte të reja por e ka marrë lehtë, duke mos u nxituar ta nxjerrë sa më shpejt pasi ajo nuk dëshiron që këngët e saj të jenë facoleta një përdorimshme.