Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, është rikthyer me një koncert recital në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Artistja e njohur ka sjellë pas 20 vitesh një koncert, të cilin e ka quajtur “Pikë Vese”.

Ajo ka interpretuar hitet më të mëdha përpara një publiku, ku janë argëtuar jashtëzakonisht shumë. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja me një postim të ndarë në Instagram:

Çfarë nate. Jam ende e mpirë nga emocioni dhe nuk e di nga t’ia filloj, por do të përmbledh gjithçka më vonë sot… tani për tani, dua t’ju them FALEMINDERIT nga zemra gjithë ju që ishit në sallën e TOB, që më dhuruat emocionet më të forta dhe që më mbushët me dashuri, sërish! Jam munduar të justifikoj dashurinë tuaj duke ju dhuruar një koncert recital 100% Live në festën kushtuar Tiranës kryeqytetit shqiptar, për të cilën jam shume krenare, Tiranës që do e vlerëson e mbështet artistët dhe artin, dhe gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Falë jush sot ndihem njeriu më i lumtur në botë! Ju dua shumë!