Vert është shndërruar tashmë në një ndër artistët mjaft të preferuar në muzikën shqiptare dhe shkak për këtë është stili mjaft i vecantë që ai ka por edhe tekstet që përmbajnë një mesazh.
“Bota” është prurja më e re e artistit, e publikuar më 31 Dhjetor, e cila ka marrë sugjerimet e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderen shqiptare.
I ftuar në “Top Albania Radio” në programin “Live From Tirana”, Vert ka shpjeguar se me tekstin e këngës “Bota”, të cilin sigurisht që e ka shkruar vetë, ai ka dashur të përcjellë një mesazh të fortë, për të gjithë ata që kanë pasiguri tek vetja për të nisur diçka në jetë, duke thënë se “bota është me rrota”.
“Sado që të hasësh pengesa në rrugën tënde, po punove fort, do ia dalësh, momenti yt do vijë“, tregon Vert. “Mund të takosh shumë njerëz që të thonte se ti nuk bën, por gjithçka merr kuptim kur ti punon fort dhe realizon atë që ke dëshirë”.
Nuk dime në fakt nëse ky është rasti i Vert, po për një gjë jemi të sigurt, artisti ia ka dalë të shkëlqejë në tregun muzikor shqiptar, për të cilin duhet thënë që për të talentët e rinj është paksa e vështirë.
Për këtë javë Vert pozicionohet në vendin e 51-të me projektin e tij më të ri “Bota”