“S’ia din vlerën arit, ej pika e djalit” është vetëm një prej fjalive tipike të 30 vjeçares nga Shkupi, pjesë e hitit të saj më të ri “Dy tima”, i publikuar rreth një javë më parë.

Një Tuna provokuese, super sexy, plot tatuazhe e muskuj të tonifikuar, ajo dëshmon sërish se kur del solo, i sposton të gjithë. Kështu ka bërë edhe me Cozman-in, ish-partnerin e saj shpirtëror dhe muzikor.

Në klasifikimin e “Top Awards” për javën 20, ajo ngulitet drejt e në vendin e gjashtë, duke lënë jashtë klasifikimit Cozmanin me “Si dje”.

Në vetëm një javë nga publikimi, “Dy tima” shënon më shumë se 800 mijë klikime në Youtube. Të shohim a do të arrijë të superojë 3 milion klikimet e Cozman-it.

Siç ka nisur, lufta duket e ashpër!