Son of Selo po korr mjaft sukses me projektin e tij “Tun Tun”. Një këngë kjo mjaft provokuese dhe që goditi në shenjë.
Son of Selo është producent prej gati 10 vitesh. Ai ka punuar me shumë artistë dhe gjatë kësaj kohe ka lançuar edhe shumë projekte të tijat. Një ndër to është edhe “Tun Tun”.
Një këngë që shpërthen energji dhe gjallëri në çdo notë. Me tinguj të fuqishëm dhe një interpretim të guximshëm, kjo këngë të fton të lëshohesh dhe të humbasësh në ritmin e saj të pandalshëm.
Son of Selo po na surprizon me këtë projekt. Pas vetëm një jave në klasifikim, “Tun Tun” është rritur me plot 94 pozicione, duke u renditur kështu në vend të gjashtë. Kjo po që është arritje!