Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe që numëron shumë fansa. Ajo kohët e fundit ka qenë mjaft aktive duke sjellë herë pas here projekte të reja dhe duke qenë shumë afër publikut.
Para pak ditësh, në ditëlindjen e saj të 28-të, Trixa publikoi projektin më të ri muzikor, i cili titullohet “Vonë”. Ajo e ka menduar që këtë këngë ta sillte pikërisht në një ditë kaq të rëndësishme si kjo, si dhuratë për vete e për fansat e saj.
Pas daljes së saj nga “Big Brother VIP” dhe për shkak të lidhjes që pati me aktorin Donald Veshaj, çdo këngë e bukuroshes merret si një dedikim të. Ama duket se as kënga e fundit nuk ka shpëtuar nga aludimet se disa fjalë si: “Fake”, “po t’djeg’, “inati po t’vjen” i janë drejtuar Donaldit.
Trixa renditet në vend të 83-të për këtë javë me “Vonë”. Ndërkohë ajo është në listë dhe me dy projekte të tjera, “Faj” dhe “Ma shumë se ti”.