Top 5 i kësaj jave duket se vjen me një ‘luftë të ftohtë’. E bëhet fjalë pikërisht për Egli Takon dhe Gjestin me projektet e tyre muzikore.
Teksa nuk jemi ende plotësisht të qartë me marrëdhënien e tyre aktuale, si Eglin, po ashtu dhe Gjestin po i shohim goxha të përfshirë në muzikë. E ja ku jemi tani në klasifikimin e kësaj jave dhe raportin e këngëve të tyre në Top 5…
Kreun edhe këtë herë e rrëmben Gjesti me “Veshu Ndrequ”, projekti i tij i fundit dhe i pari që pas triumfit në “Big Brother VIP 4”. Në vend të tretë, renditet sërish ai, me këngën “Princesh”.
Për të kaluar tashmë tek Egli. Artistja pozicionohet në vend të katërt me këngën “Jetë”, projekti i saj i parë pas daljes nga BBV4.
Sa i përket vendit të pestë, e mbyll sërish Egli, me bashkëpunimin me Fifin dhe Dj Gimi O. “Ku je nis & Shuj Shuj” janë dy këngët në një projekt të përbashkët mes tyre.