Këngëtarja Ari Blue ishte një nga banoret e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”. Tashmë, pak pasi mbaroi këtë aventurë televizive e cila për të fatkeqësisht ishte jetëshkurtër, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga e saj e re mban titullin “Ti”, të cilën e ka realizuar së bashku me producentin Nonejm, duke punuar bashkarisht në vijën melodike të këngës. ”Ti” shënon kështu dhe projektin e saj të parë që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Tek ky projekt Ari ka ardhur shumë sensuale dhe plot stil. “Ti” ka marrë mjaft komente pozitive dhe votat e publikut e kanë pozicionuar atë në vend të 83-të për këtë javë.

Por ne duam të ndalemi pak tek një tjetër aspekt. Melodia e ”Ti”, mjaft interesante, na ngjasoi pak me këngën ”Fade” të Kanye West.

Mesa duket reperi qenka një ndër artistët e preferuar të Arianës nga ku frymëzohet. Gjykojeni vetë…