Pas një pauze në muzikë, në muajin korrik Elvana Gjata publikoi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Njësoj”.
Pjesë e klasifikimit të “The Top List”, “Njësoj” është një nga këngët që ka ndryshuar më shpesh renditjen e saj, duke u pozicionuar nga vendet më të favorshme deri tek ato më pak të rëndësishme.
Sapo u bë pjesë e Top Listës, ajo menjëherë u rendit në vendin parë, duke treguar qartë se fansave iu kishte munguar një prurje e re nga Elvana.
Për 11 javë rresht ajo vazhdon të jëtë në klasifikimin e 20 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, ku nga java në javë ndryshon shpesh renditjen e saj. Për këtë javë ajo është ngjitur me 4 pozicione, duke u renditur në vendin e 9-të.
Ndërkohë që përflitet për një album të ri, fansat duket se ende shijojnë këngën e artistes, të cilët nuk ndalen së votuari.