Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor, i cili këtë herë ka një histori të veçantë pas realizimit.
Përmes një postimi në Instagram, artistja ka zbuluar se kënga e saj e re është frymëzuar nga rrëfimet personale të ndjekësve, të cilëve disa javë më parë u kishte kërkuar të ndanin historitë e tyre të ndarjes.
Rina ka bërë të ditur se këto histori janë shndërruar në frymëzim për projektin e saj të radhës, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me producentët Tonic dhe Denk.
“Para disa javësh kam postuar një TikTok ku ju kam kërkuar që të ndani historitë e juaja të ndarjes me mua edhe prej tyre të bëjmë një këngë e cila do dalë këtë javë”, ka shkruar ajo.
Projekti i ri mban titullin “RRS”, dhe sipas Rinës pritet të publikohet gjatë kësaj jave. Paralajmërimi është pritur me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur padurimin për ta dëgjuar këngën e re, ndërsa postimi ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.