Lajme të reja nga Art Abazi! Artisti rikthehet tek publiku jo me një këngë, por me një EP…

Nëse ju kishte munguar, ashtu si edhe ne, ja ku erdhi momenti që Arti të vijë edhe më afër fansave dhe dashamirësve të muzikës. Ky rikthim vjen pas gati dy vitesh dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur se kaq.

EP i ri i Artit vjen me tre këngë të reja, dy prej tyre bashkëpunime. Siç dhe vetë artisti e paralajmëroi pak muaj më parë, ai do të bashkojë sërish forcat me MC Kresha, pas hitit të tyre të padiskutueshëm “Enigmë”.

Projekti tjetër do të vijë në bashkëpunim me Timo Fllokon dhe tashmë kurioziteti vetëm sa është shtuar. Ky EP i veçantë do të publikohet në fund të këtij muaji. 

Këngët e Artit zënë gjithmonë një vend të veçantë në klasifikimin e “The Top List”, por dhe në zemrat tona padyshim. Mezi po presim!