Ditën e kaluar reperi shumë i dashur i publikut, Stresi ishte “Live From Tirana” për një intervistë mjaft të veçantë dedikuar hiteve të karrierës së tij. Ai u kthye pas në kohë në një retrospektivë të atyre projekteve muzikore me të cilat edhe pas kaq shumë vitesh dhe hitesh të tjera të publikuara, identifikohet.
Ja çfarë ka për të thënë reperi rreth këngëve që publiku dhe fansat e zjarrtë të tij i adhurojnë dhe ende i këndojnë:
Sonte Është Nata Ime (2009)
“Kjo këngë i shkon “Top Fest 6″ në vitin 2009 ku dhash impaktin tim të parë në publik. Aty nisi gjithçka, dhe e dija se që prej asaj dite do të arrija majat.”
Bonjur Madame (2010)
“Kur nisa rrugëtimin tim drejt botës së muzikës isha i vetëm, më pëlqenin klipet eksplicite. Nuk e kisha përkrahjen e familjes, ata nuk e kuptonin se çfarë po bëja unë me jetën time. Në të njejtën kohë Top Channel ka qenë aty për të përkrahur.”
Lamtumirë (2012)
“Kjo është kënga ime e preferuar. Ka qenë hera e parë që jam vlerësuar me një çmim kjo falë “Top Fest” në Top Channel. Këngën Lamtumirë e ka bërë i madhi Flor Mumajesi dhe është një këngë filmash. Lindi krejtësisht kur i kushtoja vargje vajzave me të cilat shoqërohesha atëherë. Është një histori i vërtetë”.
Lambo (2013)
“Ky është hiti i karrierës sime. Është e ngjashme me ato këngët e ‘Elita 5’ që nuk vdes kurrë por bëhet ikonë. Ky hit është shkruar kur isha në aeroport. Gjatë udhëtimit me avion Flori kishte një makinë të vogël Lambo në duar dhe duke u tallur me njëri-tjetrin realizuam tekstin. Unë e kisha një Lambo por e përplasa gjatë xhirimit të një klipi.”
Thirrni Eulexin (2013)
“Ky projekt ka lindur nga një foto e imja ku shfaqesha duke punuar me lopatë, isha në një fshat. Ka qenë koha e Lazaratit atëherë pasi të gjithë të rinjtë e asaj kohë ishin të fokusuar tek kjo gjë.”
Love Story (2015)
“Kjo këngë ka qenë për adoleshencën e lëvizshme pa u martuar me të shtrenjtën time Kejsin. Unë dhe ajo kemi një marrëdhënie shumë të sinqertë. Kejsi ndryshon nga të gjitha vajzat e tjera pasi është një femër shtëpie, e ka mendjen tek shtëpia dhe mua më përkushtohet 200%.”
Me Fal (2014)
“Këtë këngë e kam punuar me Ronela Hajatin, tekstin e ka shkruar ajo. Kemi rastisur në një studio dhe provuam të punonim bashkë. Në këtë tekst njerëzit gjejnë veten.”
Mos Ma Luni Gocën (2015)
“Edhe kjo është një dedikim për Kejsin. Kur po e regjistronim kisha atë instiktin e mbrojtjes dhe nuk e di përse sa herë e këndoja më dilte me të sharë. Pasi e punuam disa herë e kthyem në art.”
Te Du Mam (2018)
“Kjo është kënga e 8 marsit, e publikova pak kohë para se të kisha probleme me drejtësinë. U mërzita pasi me këtë nuk arrita të merrja një çmim që do ja dedikoja nënës time, mendoj se ishte shumë e merituar.”
LOCO (2020)
“Loco është e vetmja këngë që është realizuar për 20 minuta. Unë fillimisht doja ta sillja në frëngjisht por përfundimi ishte i bukur. Kjo këngë më rikthen me shumë profesionalizëm.”