Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të bëhet virale. Kohët e fundit reperi ka nisur punën për të sjellë disa projekte të reja për verën që kemi para.

Një ndër to është dhe hyrja më e re e kësaj jave. Stresi ka bashkuar forcat me Niku Bossi për të sjellë projektin “Paranoia” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

“Paranoia” e ka renditur dyshen e artistëve në vend të 96-të të klasifikimit të “The Top List”. Një këngë kjo mjaft interesante ku ndërthuren gjuhët dhe stilet në një mënyrë mjaft të veçantë.

Artisti ka paralajmëruar se do të sjellë shumë projekte të reja muzikore teksa shfaqet në studio me disa nga bashkëpunëtorët e tij, producentin Alandy dhe Flor Banën. Mesa duket Stresi e ka marrë shumë seriozisht këtë sezon veror pasi na paralajmëroi një verë të nxehtë.