Stivi Ushe ka goditur edhe njëherë tjetër në shenjë me projektin e tij të radhës. Kënga e tij më e re mban titullin “Love”.

Kjo e fundit është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe “Love” mori menjëherë zemrat e publikut të cilët me votat e tyre të shumta e futën atë në listë.

“Love” është një nga ato këngë që të prek menjëherë zemrat, fundja si çdo projekt tjetër që Stiv ka sjellë. Megjithatë, kjo nuk është nga ato këngë tipike romantike.

Edhe pse këngë kushtuar dashurisë, Stiv ka bërë një balancë mjaft të bukur edhe me anën ritmike dhe atë melankolike. Epo, ajo që mund të themi është “Love” i përshtatet më së miri dashurisë së kohëve të sotme.