Nuk vonoi shumë dhe Stine rikthehet në “The Top List” me projektin e tij më të ri. Kënga vjen si një bashkëpunim me një emër të ri që debuton këtë javë në Top Awards, Young.
“Pinocchio” është projekti që i bashkangjitet klasifikimit të kësaj jave, duke u pozicionuar menjëherë në Top 10. Që në dëgjimin e parë, titulli të ngacmon kureshtjen, duke iu referuar personazhit të famshëm që njihet për gënjeshtrat.
Një metaforë e zgjuar për temat që trajton kënga. Stine vjen me stilin e tij unik dhe karakteristik, ndërsa Young e plotëson këngën me plot energji.
Ky bashkim mes tyre e bën këngën me një shije të freskët dhe vibe mjaft interesant. “Pinocchio” është e sigurt që do t’ju mbetet gjatë në mendje.