Bashkëpunimi i vitit të kaluar mes reperëve të labelit “Babastars”, Majk dhe Ghetto Geasy ka qenë padiskutim një nga më të suksesshmit, e tregues për këtë janë shumë faktorë.
Veç faktit se kënga e tyre “Sjena Mo” është ndër më të dëgjuarat në ambientet shqipfolëse, ajo ka shënuar edhe një rekord klikimesh në Youtube.
“S’jena Mo” ka arritur në shifrën e 30 milionë klikimeve, që nga 13 gushti i vitit të kaluar që është publikuar deri tani. Ky projekt muzikor, ka mundur të jetë pjesë e “Top Awards” prej 18 javë rresht, duke u pozicionuar edhe në vendin e parë.