Shpat Deda është një artist që nuk zhgënjen aspak në prodhimet e tij muzikore. Një këngëtar dhe kantautor i shquar që gjithmonë ka ditur të spikasë me krijimet e tij.

Një artist që nuk prodhon muzikë komerciale apo “mainstream”, artisti arrin të tregojë me çdo projekt se këngët e tij bazohen në emocione të vërteta. Kjo është dhe një nga arsyet që Shpat Deda gjithmonë e ka gjetur rrugën në klasifikimin e ”The Top List”.

Publiku e ka votuar gjithmonë dhe këngët e tij, që transmetojnë mesazhe të fuqishme, janë vlerësuar maksimalisht. Këtë e tregojnë dhe pozicionimet e tij në listë.

Shpati renditet sërish në Top 10 me dy projektet e tij. ”T’huj” pozicionohet në vend të shtatë prej 21 javësh në klasifikim, ndërsa ”Terr” renditet në vend të nëntë me 39 javë pjesë e klasifikimit.