Ai është një artist që nuk zhgënjen aspak në prodhimet e tij muzikore, gjë të cilën e ka bërë edhe në prurje e tij më të re. E kemi fjalën për Shpat Dedën dhe për projektin e tij që mban titullin “T’huj”.

Një projekt ky mjaft i veçantë që vjen dhe me një klip po aq unik. “T’huj” ka arritur që të fitojë zemrat e publikut dhe është votuar për të hyrë në klasifikimin e ”The Top List” këtë javë.

Një artist që nuk prodhon muzikë komerciale apo “mainstream”, artisti arrin të tregojë me çdo projekt se këngët e tij bazohen në emocione të vërteta. Dhe të tilla emocione arrin të transmetojë dhe ”T’huj”.

Ky projekt është i sigurtë që do të jetë tek ndër më të preferuarit e publikut. ”T’huj” renditet në vend të 100-të të klasifikimit të ”The Top List” për këtë javë.