Ajsel Abazi, lindur në Tiranë, 23.01.1996, është një artiste e re në treg, por karriera e saj muzikore në fakt daton shumë më heret. Në moshën 15-vjeçare, gjatë kohës që studionte për kanto, ajo mori pjesë në programin muzikor “The Voice of Albania” e cila u kualifikua deri në gjysmëfinalen e këtij formati.
Më pas në moshën 17-vjeçare ajo mori pjesë në “Top Fest”, ku u vlerësua me çmimin “Best Pop & RnB”. Pas një pauze te gjatë muzikore, ajo ka vendosur të rikthehet me një këngë të re komerciale që titullohet “Si unë”, e cila ka pak ditë që është publikuar.
“Si unë” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, duke e renditur artisten në vend të 100-të të listës.