Sergio ka ardhur tashmë me këngën e tij më të re. “Hana” e sjell atë sërish në klasifikimin e javës të “The Top List”.
Artisti vjen këtë herë me një baladë të ngrohtë dhe emocionale, ndryshe nga projekti i tij paraardhës. Kujtojmë këtu “Tradhtare” apo edhe “Lambo” pak muaj më parë.
Sergio me këngën “Hana,” sjell një krijim me tekst që pasqyron përkushtimin dhe dashurinë. Kjo këngë ka një atmosferë pozitive dhe është e ngarkuar me emocione që i japin shije të veçantë çdo performance të tijën.
“Hana” është një baladë moderne që përshkruan emocionet e një dashurie të thellë dhe pasionante. Me një melodi të butë dhe ritme të lehta që krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe intime. “Hana” e pozicionon Sergion në vend të 85-të aktualisht.