Sergio Hajdini është një artist shumë i talentuar i tregut tonë muzikor dhe një prej hyrjeve më të reja të kësaj jave. Me siguri e kujtoni nga The Voice, e tashmë ai debuton në Top Awards. Ai vjen për herë të parë në “The Top List” me projektin “Hey, si je ti?”.

Sergio Hajdini ka studiuar muzikë dhe piano që prej moshës 7-vjeçare. Prej 15 vitesh ka eksperiencë si producent muzikor, kantautor dhe tekstshkrues, duke përfshirë pjesëmarrje nëpër festivale si Top Fest, Kënga Magjike, Festivali i Këngës, koncerte dhe evente të ndryshme në Shqipëri, Itali dhe Evropë. Sergio ka qenë finalist në netët live të The Voice of Albania 5.

Ka realizuar bashkëpunime në projekte me këngëtarë të rinj, si dhe të njohur në Shqipëri, Itali etj. Ai po ashtu ka punuar si soundman dhe producent muzikor në kinematografi për filma të shkurtër dhe të gjatë, si dhe është fitues çmimesh në festivale jashtë vendit. Po ashtu, Sergio ka qenë organizator dhe anëtar jurie në talent show të ndryshme, si Universe of VoicesMusica eX Factor në Itali etj.