Prej kohësh e kishte paralajmëruar dhe më në fund erdhi. Po flasim për Lore dhe këngën e saj të re.
“Dritat” vonoi por nuk harroi dhe hyn menjëherë në klasifikimin e javës. E gjithë kjo pritje – që na u duk e gjatë – pa një këngë të Lore, u shpërblye në fund.
E nga ana tjetër, a ka vallë ndonjë këngë të Lore që na ka zhgënjyer? Çdo projekt i saj mban doza të theksuara autenticiteti, veçantie dhe shumë vlera, vokale dhe jo vetëm.
Për t’u kthyer tek “Dritat”, ky projekt është një dashuri me dëgjim të parë. Kënga që nuk e dinim se na duhej këtë verë…
Kur Lore e paralajmëroi projektin e ri me pak sekonda, menduam se kënga do të ishte një baladë romantike, por në fakt është shumë më shumë se aq. Me një frymë ndërkombëtare, tinguj sensual, e një ritëm që të duket sikur po dëgjon një këngë me prekjen e Marshmello apo Hugel, “Dritat” do të jetë tashmë një nga projektet që do të mbetet gjatë mes nesh.