Të gjithë ne i njohim tashmë këngët e tij që e kanë bërë atë të famshëm dhe ne na kanë rrëmbyer zemrat. E kemi fjalën pikërisht për Sardi Strugajn.

Këngët e tij gjithnjë kanë pasur një vend të veçantë në klasifikimin e ”The Top List” dhe kanë tërhequr gjithë vëmendjen e audiencës. Një artist që ka ditur të godasë me prurjet e tij muzikore, larg komerciales.

Si gjithmonë me çdo projekt të tijin, Sardi edhe këtë herë ka arritur të sjellë një këngë mjaft të dashur për të gjithë dëgjuesit. Kënga e tij më e re mban titullin ”Te Ana” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Kënga që në titull kuptohet që është një dedikim dhe vjen me notat më të ëmbla kushtuar dashurisë. Nuk e dimë se çfarë na bën ky djalë, por ne jemi plotësisht të hipnotizuar pas perlave që ai sjell. ”Te Ana” renditet në vend të 23-të të listës për këtë javë.