Sardi ka rikthyer një projekt të tij të vjetër, titulluar “Do Shihna Prap”, në një version remix. Ky remix ka ardhur në bashkëpunim me Avandi Dj.

Kjo këngë kaq ritmike është bërë pjesë e listës së kësaj jave në 100 këngët më të mira shqiptare në “The Top List”. Projekti mban me vete stilin unik dhe zërin mjaft karakteristik të artistit.

Si gjithmonë me çdo projekt të tijin, Sardi edhe këtë herë ka arritur të sjellë një këngë mjaft të dashur për të gjithë dëgjuesit. Bashkëpunimi i tij me Avandi, një emër i ri i listës, ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga fansat e dyshes dhe jo vetëm.

Nuk dimë të themi se kush na pëlqen më shumë, versioni remix apo origjinali, por jemi të sigurtë që ky do të jetë një hit që do na qëndrojë gjatë në mendje. “Do shihna prap” renditet në vend të 20-të të klasifikimit për këtë javë.