Samanta Karavella ka surprizuar publikun me një EP mjaft të veçantë. Ky projekt i saj, duket sikur sjell Samantën e dikurshme me të gjitha ngjyrat e saj.

Në ditën e fundit të muajit janar, këngëtarja publikoi  EP albumin e saj “Të dua”. Një album që është krejtësisht i veçantë sepse është krijuar teksa ka qenë në pritje të ëmbël.

Siç edhe ajo njoftoi publikimin e EP për fanat, tha se ky album ka një vend të veçantë në zemrën e saj, sepse u krijua në një kohë kur brenda saj filloi të rrihte një zemër tjetër, melodia më e bukur që Zoti krijoi për të. Çdo notë është pasqyrimi i shpirtit të saj, një udhëtim i

mbushur me dashuri, frymëzim dhe paqe. Siç dhe Samanta u shpreh, kjo është muzika që ka dashur gjithmonë të bëjë, ajo për të cilën kemi nevojë në momentet e vështira dhe që na shoqëron në ato të bukura.

EP përmban pesë këngë nga të cilat katër prej tyre kanë hyrë në klasifikimin e “The Top List” këtë javë, “Ai”, “Lakmitare”, “Lutem” dhe “Kafeneja e dashnisë”. “Ai” mban kreun e listës aktualisht.