Grupi Rool është themeluar në vitin 2016 nga Gjergj Kaçinari, por për disa vite pati një pauzë. E tashmë ata janë rikthyer më fuqishëm se kurrë.

Ky grup e projekt mbeti hapur për shumë shkaqe, por u ri-nis si iniciativë sërish në vitin 2023 me një koncert të vogël privat për të debutuar zyrtarisht në 2024 me “All Star”. Ishte kjo kënga që shënoi rikthimin e tyre në muzikë dhe debutimin në “The Top List”.

Megjithatë, “All Star” do të ishte vetëm maja e ajsbergut. Rool projektoi jo vetëm këtë këngë, por një album të plotë.

Albumi i tyre mban titullin “The Day Before Tomorrow” dhe ka vetëm pak ditë që është publikuar në platformat sociale. Ky projekt përmban 8 këngë, por vetëm njëra ka arritur që të hyjë në klasifikimin e “The Top List”, “Nothing but a dream”. Nëse po kërkonit pak muzikë cilësore, epo shijojeni këtë projekt!