Ronela Hajati nuk ka të ndalur me projekte të reja këtë vit. Mund ta themi me plot gojën se prej kohësh tashmë, këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Teksa nuk ka kaluar shumë nga projekti i saj i fundit, bashkëpunimi me Marsel në ”Shikimet”, tani ajo vjen me një tjetër. Bëhet fjalë për projektin ”Si ke mujt”, një bashkëpunim me Olsi Bylykun.

Kjo këngë ka marrë votat e mjaftueshme nga publiku dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Ky bashkëpunim ka rezultuar goxha me fat për Olsin, i cili ka bërë debutimin e tij të parë në Top Awards.

Ai ka qenë një nga aktorët më të preferuar të humorit në Top Channel e më pas në TV Klan. Karriera e tij artistike ka nisur të ndërtohet jo vetem si aktor, por edhe si këngëtar sepse nga viti 2017, Olsi është kthyer edhe në një reper, mjaft i pëlqyer për tekstet plot humor, por ku trajton edhe tema të mprehta të aktualitetit.