Ronela Hajati është cilësuar gjithmonë si një artiste që i dedikohet shumë karrierës së saj muzikore dhe deri më tani, projeket e saj nuk kanë zhgënjyer aspak, duke rezultuar tepër të pëlqyera nga publiku shqiptar. Ndërkohë që mbështet shumë artistë të skenës shqiptare, mesa duket së fundmi, Ronela ka vendosur të jetë e drejtëpërdrejtë, duke “sulmuar” të gjithë ata që sipas saj paralajmërojnë megahite.

Këngëtarja ka bërë një postim në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar:

“Aman mos na shkatërroni karrierën me këto megahitet që paralajmëroni se do na prisni krahët sivjet. Punoni pa shumë llafe se atë hitin e vendosin njerëzit”.

Nuk është ende e qartë se për cilin artist/e e ka fjalën Ronela por mesa duket, ajo nuk është aspak e lumtur me faktin se si muzikantët zgjedhin ta promovojnë muzikën e tyre, duke e quajtur megahit, para se një këngë të marrë vlertësimin nga publiku.