Vendi i parë i kësaj jave ka ardhur një surprizë e vërtetë ashtu sikurse ka ardhur dhe Ronela Hajati në projektin e saj më të ri muzikor. Kjo është hera e parë për këngëtaren që kryeson listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare dhe e ka përfaqësuar veten në mënyrën më të mirë të mundshme.
“MVP” është titulli që ka përzgjedhur artistja për publikimin e saj më të ri, duke i lënë paksa konfuzë fansat, një pjesë e cila nuk e di kuptimin e këtij titulli dhe i kanë drejtuar pyetje këngëtares në rrjetet sociale.
Mjaft energjike dhe plot stil, Ronela ka mundur të mposhtë çdo parashikim dhe është shpallur “Mos Valuable Player” e javës.
“Kjo këngë është për qejf, atëherë kur mendon se dhe nëse ke problemet më të mëdha,do ekzistoje gjithmonë një qoshe ku mund te kërcesh! Ju dua!”, ky është përshkrimi që Ronela i ka bërë këngës në një prej postimeve të saj në Instagram.
Melodia dhe teksti i kësaj kënge mban vulën e vetë artistes ndërsa muzika i është besuar “Tull Production”, me të cilën Ronela ka bashkëpunuar edhe në projekte të mëparëshme. Sa i përket videoklipit, i cili ka ardhur tepër i thjeshtë dhe bardhë e zi, është punuar nga “Sebastaian Production”.
Kjo javë ka sjellë ndryshiemnë treshen e këngëve më të votuara të javës, duke zhvendosur “Sierra” e DAVID në vendin e dytë dhe “E theve” të Inis Nezirit në vendin e tretë, duke humbur përkatësisht nga një pozicion.
Projektet e reja nuk kanë munguar as këtë javë dhe janë pikërisht 7 këngë që janë renditur mjaft mirë në listë.