Jo vetëm aktor apo moderator, tashmë Romeo Veshaj mund ta quajmë dhe një këngëtar me kohë të plotë. Këtë e vëmë re tek të dy vëllezërit në fakt, që këtë vit kanë qenë mjaft aktivë me projekte të reja muzikore.
Romeo ka bashkëpunuar së fundmi me Diona Fona për të sjellë “Amante”, një projekt që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Kjo këngë është renditur nga votat e publikut në vend të 20-të aktualisht.
Fillimisht Romeo hyri mes artistëve të Top Awards me “Piloti” së bashku me Elgit Dodën. Edhe pse kjo këngë lindi si një formë shakaje në “Big Brother VIP” (Monika Lubonja u kërkonte shpesh djemve që të shkruanin një këngë për të dhe pilotin që fluturonte me parashutë mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri) çuditërisht “Piloti” u pëlqye nga fansat, aq sa edhe tani vazhdon të jetë pjesë e listës pas 47 javësh.
Fill pas kësaj, dhe pas daljes nga “BBV” të Donaldit, ata së bashku me Elgitin sërish krijuan “Picasso”. Ky projekt u bë viral në rrjete sociale që në momnentin kur u publikua.
Një tjetër projekt mjaft i suksesshëm i Romes ishte dhe bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun. “Më e mira” ishte padyshim një nga hitet e kësaj vere, që të ngel shpejt ndër mend dhe është e pamundur që të mos e këndosh dhe kërcesh.