Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin Sin Boy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.
Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore. Por, disa javë më parë artistja ndau me fansat në Instagram një pjesë të shkurtër të një kënge të re, të cilën tha se nuk do ta publikonte asnjëherë.
Megjithatë, mesa duket kënga u pëlqye dhe fansat e saj insistuan që ajo ta publikonte. Kjo ka bërë që Rina të ndërrojë mendje dhe tashmë “Si ti” në bashkëpunim me partnerin e saj Sin Boy është lançuar.
Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe e ka pozicionuar dyshen në vend të 58-të. Si gjithmonë këngët që dyshja publikojnë bashkë kthehen menjëherë në hit. Gjithashtu ky projekt ka dhe një tekst kaq romantik.