Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me reperin Sin Boy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.
Këngëtarja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar në Instastory një video e cila është bërë virale kudo në TikTok, teksa shfaqet duke realizuar sfidën e kërcimit të ish- partnerit të saj, i cili e ka realizuar me disa vajza të tjera, duke i bërë një ‘diss’ haptazi SinBoy.
Tani le të presim një përgjigje nga artisti, i cili me shumë mundësi ‘ka ngelur pa fjalë’.