Rina duket se kohët e fundit është shumë aktive me projekte të reja muzikore. Para një muaji bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish-partnerin e saj Sin Boy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemrat e publikut.

E vetëm disa orë më parë me anë të një ripostimi në Instastory nga një pjesë e videoklipit të këngës së saj padyshim hit, ‘Rosita’, Rina na ka zbuluar pak nga projekti i saj i radhës. ‘Rosita’, një këngë e cila i dedikohet dashurisë që një vajzë ka për Rinën, por që kjo e fundit nuk mund t’ja kthej pasi nuk është në shijet e saj dhe është e lidhur me një djalë.

E pikërisht, surpriza e radhës nga artistja do të jetë një këngë dedikuar dashurisë për një vajzë. Nuk ju duken paksa të  çuditshme këto dedikime të Rinës së fundmi?

Do të publikoj së shpejti një këngë tjetër për një vajzë. Thjesht po risjell Rositën time të brendshme.