Vetëm një javë më parë u njohëm me një super bashkëpunim, atë mes Capital T, Eaz dhe Rina Balaj, “Dirty Move”. Ky projekt jo vetëm që arriti të bëhej menjëherë pjesë e “The Top List”, por votat e publikut e renditën direkt në vend të dytë të listës.

E këtë javë ja ku jemi me një tjetër projekt muzikor të saj. Rina sjell sërish një bashkëpunim edhe këtë herë, por me një bashkëpunëtor të ri.

Artistja vendosi që të bashkonte forcat me The Victor për të sjellë “Ça je”. Po ashtu edhe kjo këngë tërhoqi menjëherë vëmendjen e fansave dhe mori pëlqime të menjëhershme.

Megjithatë, njëri ka rezultuar më i votuari nga publiku. “Dirty Move” ka arritur që të ruajë vendin e tij në Top 5 duke u pozicionuar në vend të tretë, ndërsa “Ça je” është momentalisht në vend të 63-të.