Rina është padyshim një nga reperet më të dashura për publikun në tregun shqiptar. Këngëtarja kohët e fundit nuk është ndalur me projekte të reja.

Së fundmi ajo ka publikuar projektin e saj më të ri të titulluar “Daddy”. Një titull mjaft provokues që të nxit kureshtjen, fundja ashtu siç jemi mësuar tashmë nga reperja.

Këtë herë Rina ka ardhur me një projekt me tone më të buta se zakonisht, por që duhet thënë që është e një stili që i shkon shumë.

E veçanta e këtij projekti është se dhe klipi ka ardhur mjaft i thjeshtë dhe shumë delikat, gjë që të tërheq shumë dhe natyrisht që bën diferencën. “Daddy” i Rinës e ka pozicionuar këngëtaren në vend të 74-të për këtë javë.